Gjilani në hall me zjarret, vetëm në shtator u raportuan 50 raste - Bota Sot
Gjilani në hall me zjarret, vetëm në shtator u raportuan 50 raste

Gjilani

Gjilani në hall me zjarret, vetëm në shtator u raportuan 50 raste

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 14:59
Zjarri

Ditëve të fundit, disa fshatra të Komunës së Gjilanit janë përballur me dhjetëra raste të zjarrit.

Më të prekurit ishin fshatrat Budrikë, Malishevë, Livoç i Poshtëm, Kufcë e Epërme dhe Cerrnicë.

Njësia Profesionale e Zjarrfikësve në Gjilan ka njoftuar se vetëm gjatë shtatorit në këtë qytet janë raportuar 50 zjarre, ndërsa bënë apel të vazhdueshëm për kujdes të shtuar.

Sami Spahiu, drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm me mjetet që ndezin zjarre.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit, që të jenë më të vëmendshëm me mjetet që ndezin zjarre. Lajmëroni në çdo çast dhe me kohë çdo zjarr që shihni në numrat pa pagesë: 193 dhe 112. Ruani ambientin dhe pasurinë e vendit duke mos ndezur zjarre, por edhe duke denoncuar ata që ndezin zjarre”, ka apeluar Spahiu.

Ky i fundit po e realizon edhe një fushatë vetëdijësuese permes rrjeteve sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...