MPJ konfirmon aksidentin e autobusëve me maturantë të Gjilanit në Shqipëri - Bota Sot
MPJ konfirmon aksidentin e autobusëve me maturantë të Gjilanit në Shqipëri

Gjilani

MPJ konfirmon aksidentin e autobusëve me maturantë të Gjilanit në Shqipëri

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Sami Kastrati, drejtor i Komunikimit me Publikun në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) ka konfirmuar se kanë marrë informacione në lidhje me aksidentin e autobusëve me maturantë të Gjilanit në Shqipëri përmes Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Kastrati ka treguar për kallxo se dy nxënës kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit zinxhiror që ka ndodhur në Shqipëri.

“MPJ ka konfirmuar nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shqipëri me autoritetet e shtetit pritës se tre autobus kanë qenë të përfshirë në aksidentin zinxhiror, që ka ndodhur dje, nga i cili kanë marrë lëndime të lehta dy prej udhëtarëve-nxënësve”, ka thënë Sami Kastrati.

Më tej Kastrati ka thënë se të lënduarit më pas janë dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe pas dhënies së ndihmës së parë dhe një kohe rehabilitimi janë liruar.

“Sipas informacioneve të MPJ-së me rastin tash janë duke u marrë autoritetet përgjegjëse për të ndriçuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, tha Kastrati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...