Zeka, komunës së Gjilanit: Nuk e meritojnë dëshmorët këtë poshtërim - Bota Sot
Zeka, komunës së Gjilanit: Nuk e meritojnë dëshmorët këtë poshtërim

Gjilani

Zeka, komunës së Gjilanit: Nuk e meritojnë dëshmorët këtë poshtërim

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 18:31
Simbolet e dy dëshmorëve të UÇK-së janë lënë zvarrë nëpër tokë

Zëvendësministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Izmi Zeka, ka reaguar pasi që në fshatin Cërnicë të komunës së Gjilanit, simbolet e dy dëshmorëve të UÇK-së janë lënë zvarrë nëpër tokë.

Ai ka fajësuar komunën e Gjilanit duke thënë se në emër të rregullimit të lapidarëve, simbolet kombëtare të dëshmorëve, Urim Mehmeti dhe Arben Isufi, janë lënë tash e dy vjet në tokë.

“A meritojnë dëshmorë e kombit të lihen në emër të rregullimit të lapidarit zvarrë nëpër tokë. Rasti me eklatant është në fshatin Cërnicë të Gjilanit, ku komuna simbolin e shenjët të UCK-së dhe dy figurave tash e dy vjet nuk i vendos aty ku e kanë vendin por mbeten të shtrirë për toke pa kujdesin e askujt. Dy dëshmorët e kombit, Urim Mehmeti dhe Arben Isufi, nuk janë vendosur aty ku ishin dy vjet më parë. Turp është për komunën që në emër të rregullimit të lapidarit zhvendos në rrugë simbolet kombëtare”, ka shkruar Zeka në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...