Haziri përgëzon Ermal Elezin për suksesin në garën ndërkombëtare ‘Diamond Cup’ - Bota Sot
Haziri përgëzon Ermal Elezin për suksesin në garën ndërkombëtare ‘Diamond Cup’

Gjilani

Haziri përgëzon Ermal Elezin për suksesin në garën ndërkombëtare ‘Diamond Cup’

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 10:01
Ermal Elezi ne IFBB

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka përgëzuar atletin e ‘bodybuilding-ut’ nga Gjilani, Ermal Elezi, i cili në garën ndërkombëtare të organizuar nga IFBB në Maqedoni, ka rrëmbyer vendin e tretë.

Haziri ka thënë se ndihet krenar me sportistët si Ermali, duke i dëshiruar suksese edhe në garat tjera ndërkombëtare.

“Medalja e bronztë në garën prestigjioze Diamond Cup për atletin e bodybuilding-ut, Ermal Elezi është sukses shumë i madh. Ky sukses i tij dhe i sportistëve të tjerë gjilanas, më bënë të ndihem krenar. Unë e përgëzoj dhe i uroj suksese edhe në garat tjera ndërkombëtare”, ka thënë Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...