Gjilani nis ushtrimin simulues për përballimin e fluksit të mundshëm të refugjatëve - Bota Sot
Gjilani nis ushtrimin simulues për përballimin e fluksit të mundshëm të refugjatëve

Gjilani

Gjilani nis ushtrimin simulues për përballimin e fluksit të mundshëm të refugjatëve

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 14:09
Sami Spahiu

Muajt e verës këtë vit janë përcjellë me të reshura të shpeshta që ka bërë të mundur të kemi më pak raste të zjarreve dhe njëkohësisht edhe intervenime më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve të mëhershme.

Kështu ka thënë në konferencën për media drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Gjilanit, Sami Spahiu.

Ai ka potencuar reshjet e shiut të cilat kanë qenë herë pas here edhe me intensitet më të lartë, por sipas tij përpos dëmeve materiale, nuk kanë shkaktuar dëme të tjera, lëndime apo raste me fatalitet.

Në statistikat e prezantuara nga drejtori Spahiu rreth intervenimeve të drejtorisë, del se për tre muaj, zjarre fushore kanë qenë gjithsej 165 raste, intervenime teknike 20, intervenime për vërshime 6 raste dhe intervenime të tjera më të vogla.

Kjo Drejtori, gjithashtu, ka bërë edhe vlerësimin e objekteve të braktisura që shkaktojnë rrezik për kalimtarët e rastit dhe sipas drejtorit Spahiu, bëhet fjalë për 4 shtëpi dhe një shkollë të braktisur në fshatin Shurdhan.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka bërë edhe kontrollin e hidrantëve ekzistues të vendosur në hapësirat publike të Komunës së Gjilanit dhe është konstatuar se një pjesë e tyre janë jashtë funksionit dhe për këtë është duke u përgatitur plani për funksionalizimin e hidrantëve në pika të ndryshme në qytet.

Spahiu, po ashtu, ka bërë të ditur edhe fillimin e ushtrimit të përbashkët simulues “Shpata e argjendtë”, ku janë të përfshira të gjitha institucionet e emergjencave, të sigurisë, të rendit dhe drejtori të ndryshme për trajtimin e refugjatëve që mund të vijnë në Gjilan, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së informacionit të Komunës së Gjilanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...