Gjilani për 9 muaj subvencionon 1555 fermerë - Bota Sot
Gjilani për 9 muaj subvencionon 1555 fermerë

Gjilani

Gjilani për 9 muaj subvencionon 1555 fermerë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 15:53
Ramiz Ramadani

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, gjatë nëntë muajve të këtij viti, ka subvencionuar në forma të ndryshme afro 1555 fermerë nga buxheti komunal.

Drejtori Ramiz Ramadani, në një konferencë për gazetarë, ka thënë se realizimi i këtij plani ka ardhur falë mbështetjes së madhe që është dhënë vazhdimisht nga kryetari Lutfi Haziri.

“Shpresojmë që në vitin e ardhshëm do t’i rrisim subvencionet për bujqit. Projekti për korrje-shirjet ka shkuar jashtëzakonisht mirë, megjithëse pritjet tona kanë qenë për rendimente më të larta, mirëpo reshjet e shiut gjatë muajve gusht dhe korrik kanë bërë që këto rendimente të jenë të nivelit mesatar në kuadër të mesatares së vendit. Gjithashtu, edhe këtë vit kemi subvencionuar mbjelljet vjeshtore me qëllim të përkrahjes së bujqve në mbjelljet vjeshtore dhe përfitues kanë qenë 847 fermerë”, ka thënë Ramadani.

Ai bëri të ditur edhe projektin për investimin e rrugëve fushore, që kanë qenë prioritet edhe këtë vit dhe në total janë trajtuar gjithsej 15.88 kilometra gjatësi rrugë fushore, me vlerën investive rreth 70 mijë euro, ku janë përfshirë fshatrat Kmetoc, Dobërçan, Verbicë e Kmetocit, Bresalc, Ponesh, Livoç i Epërm dhe i Ulët, Velekincë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...