Prof. Bashkim Hyseni, shembull model i një profesori i cili punon edhe si mirëmbajtës i shkollës në mënyrë vullnetare

Gjilani

Prof. Bashkim Hyseni, shembull model i një profesori i cili punon edhe si mirëmbajtës i shkollës në mënyrë vullnetare

Nga: Fitim Redenica Më: 31 tetor 2018 Në ora: 22:41
Prof. Bashkim Hyseni

Janë disa njerëz të rrallë me shumë vlerë, janë shumë të dashur, saqë edhe kur nuk je me ta nuk mund t’i harrosh. Në memorien tënde në vetvete flet me ta, dhe këtë ta mundësojnë sjelljet dhe veprat e tyre që gjithmonë mbeten të skalitura.

I tillë është edhe profesori i Edukatës Fizike, në SHFMU "Abdullah Tahiri" z. Bashkim Hyseni, ai është një njeri që kudo që shkon, i bënë njerëzit për vete, falë dashurisë dhe buzëqeshjes, gjithmonë mjellë harmoni dhe paqe në mesin e nxënësve, kolegëve të punës dhe drejtorit të shkollës. z. Bashkim Hyseni është një profesor që e vlerësojnë lartë të gjithë nxënësit, mësuesit dhe e tërë udhëheqësia e shkollës.

Përveq që posedon një aftësinë e ndërlidhjes së shkencës duke e shfaqur tek nxënësit vlerat dhe zgjuarsinë e tij, si karakteristikë e veqantë e tij është modestia e një djali punëtor dhe të zellshëm. Prof. Bashkimi përkujdeset vullnetarisht për çdo gjë në shkollë, duke bërë angazhim të çdohershëm në përkujdesjen e punëve të ndryshme brenda ambientit të shkollës. Ai nuk kursen kohë e as mund, për të dita e Shtunë dhe e Diele janë ditë pune vullnetare në shkollë. Krahas punës akademike, Bashkimit i shkon për dore çdo punë fizike. Ai përkujdeset vazhdimisht për mbajtjen e një ambienti të pastër brenda hapësirës shkollore, duke bërë ngjyrosjen e Sallës së Ed. Fizike, ngjyrosjen e mureve, kufizimin e fushave me vijat përkatëse si dhe ka ngjyrosur të gjitha klasat e parashkollorëve. Përveq këtyre punëve, prof. Bashkimi, përkujdeset edhe për çdo punë tjetër, siq është mbajtja e ambientit të pastër me mbledhjen e mbeturinave, po ashtu u del në ndihmë punëtorëve teknik në përgaditjen drurëve për një ambient sa më të nxehtë brenda shkollës si dhe çdo lloj pune e cila bëhet fjalë në të mirë të shkollës.

Profesor Bashkimi është i pakrahasueshëm, ka një personalitet prej një intelektuali që do të mbahet në mend nga të gjitha gjeneratat të cilat kalojn nga duart e tij, nga të gjithë profesorët, mësuesit si dhe punëtorët teknik, pasi që ai asnjëherë nuk rreshti së kursyeri as kohë, as mund, dhe shpeshherë edhe para të tij, vetëm e vetëm që SHFMU "Abdullah Tahiri" të ketë një klimë të veqantë pune dhe hapësire. Një model të tillë punëtori do ta dëshironte çdo institucion shkollor, një njeri i pasur në fushën akademike, një djalosh pedant dhe shumë punëtor, dhe mbi të gjitha i vlerësuar nga e gjithë shkolla dhe nga këshilli i prindërve. Drejtori i shkollës prof. Rashit Sahiti, e vlerëson lartë kontributin e vazhdueshëm të prof. Bashkimit, duke e shpërblyer si punëtorin më të dalluar të shkollës. Ai ka shprehur konsideratën e thellë për prof. Bashkimin, duke e emëruar si një njëri të gjithanshëm, punëtor dhe shumë vigjilent në punën dhe veprimtarinë e tij. Drejtori i shkollës z. Rashit Sahiti po ashtu konsideron se në rrugëtimin tij të gjatë akademik dhe profesional, asnjëherë nuk kam parë një punëtor me zemer kaq të hapur siq është prof. Bashkimi, ai i tejkalon kompetencat e tij të profesorit, duke u angazhuar vazhdimisht në çdo punë fizike dhe profesionale brenda hapësirës së shkollës. Ndjehemi me fat që SHFMU "Abdullah Tahiri" posedon një punëtor të kalibrit të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat