Kastrati ka pritur në takim Besa Shahinin zv.ministren e Arsimit të Shqipërisë

Gjilani

Kastrati ka pritur në takim Besa Shahinin zv.ministren e Arsimit të Shqipërisë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 10:02
Qëndron Kastrati me zv.ministren e Arsimit të Shqipërisë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka pritur në takim zëvëndësministren e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinin.

Kastrati bashkë me zv.ministren Shahini kanë vizituar Gjimnazin “Ismail Qemali” në Kamenicë dhe bashkë me stafin dhe nxënësit kanë shkëmbyer përvojat në aspektin e arsimit.

Gjatë takimit është diskutuar për kurrikulën shkollore dhe mundësitë e shkëmbimit të teksteve mes Kosovës e Shqipërisë.

Sipas kryetarit Kastrati, shkëmbimi i teksteve shkollore mes dy shteteve do t’i ndihmonte arsimit jashtzakonisht shumë.

“Gjithashtu, diskutuam për binjakëzimin e shkollave me mundësi që nxënësit të kryejnë një pjesë të shkollimit të mesëm në Shqipëri e Kosovë”, tha ai.

Ndër të tjera, i pari i komunës tha se takimet e këtij niveli do t’i bëjnë më të shpeshta, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi në të gjitha fushat mes Kosovës e Republikës së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat