Në Gjilan nis rrënimi i objekteve me rrezikshmëri të lartë - Bota Sot
Në Gjilan nis rrënimi i objekteve me rrezikshmëri të lartë

Gjilani

Në Gjilan nis rrënimi i objekteve me rrezikshmëri të lartë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 16:41
Gjilan

Komuna e Gjilanit ka filluar sot largimin e mbetjeve ndërtimore nëpër qytet, të cilat prej kohësh kanë qenë rrezik potencial për kalimtarët.

Aktiviteti është duke u realizuar në fazën kur Gjilani po shënon hapa pozitiv të pastrimit të ambientit në përgjithësi me bashkëngjitje të të gjitha institucioneve lokale.

Në këto lokacione, përveç rrezikshmërisë nga degradimi i mbetjeve ndërtimore, vazhdimisht është bërë hedhja e mbeturinave dhe kishte rrezik nga shembja e tyre për banorët për rreth.

Faton Bislimi, shef i kabinetit të kryetarit dhe Nevzad Rushiti e Bekim Bajrami, drejtor të drejtorive komunale, të cilët ishin në inspektimin e këtyre punimeve dhe përcjelljen e aktiviteteve për pastrimin e ambientit dhe largimin e deponive ilegale të cilat janë tashmë të evidentuara dhe po punohet me intensitet të lartë për bartjen e tyre në deponinë inerte.

“Në aktivitetin “Ta pastrojmë Gjilanin” që kryesohet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me pjesëmarrje edhe të të gjitha institucioneve, kompanive publike, vullnetarëve dhe operatorëve privat pretendohet që për dy javët e ardhshme të eliminohen deponitë e krijuara deri më tani në mbi 80 lokacione të hapësirës së Gjilanit”, thanë ata.

Gjatë kësaj kohe në Gjilan me të gjithë akterët në këtë task-forcë do të bëhet edhe gjelbërimi i hapësirave publike me mbi 5 mijë drunj dekorativ, për të ndikuar që krahas pastrimit të bëhet edhe gjelbërimi i hapësirave publike, oborreve të shkollave, institucioneve shëndetësore dhe rrugëve e parqeve të qytetit dhe fshatrave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera