Komuna e Vitisë vazhdon me aksione të pastrimit

Gjilani

Komuna e Vitisë vazhdon me aksione të pastrimit

Nga: Aziz Zuka Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 16:35
Aksioni i pastrimit sot ne oborrin e Shtepise se kultures ne Viti

Sot me nismën e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka filluar një aksion për pastrimin e hapësirës prapa Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani “ në Viti. Këtij aksioni përveç zyrtarëve komunal u janë bashkangjitur edhe vullnetarë të shumtë të cilët kanë mirëpritur rregullimin e kësaj hapësire. E kryetari Haliti bëri me dije se kjo hapësirë do të shndërrohet shumë shpejt në një park të bukur i cili do të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët.

 “ Po vazhdojmë në krijimin e hapësirave të gjelbërta për qytetarët tanë. Kemi punuar në shumë lokalitete duke i kthyer nga deponitë e mbeturinave në hapësira gjelbëruese e parqe për të gjithë qytetarët, edhe në këtë pjesë të qytetit ne do ta shndërrojmë në një park të bukur për të gjithë”, u shpreh Kryetari Haliti./Aziz Zuka

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat