Gjilani përuron bustin e heroit Sylë Zarbinca

Gjilani

Gjilani përuron bustin e heroit Sylë Zarbinca

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 17:42
Gjilani përuron bustin e heroit Sylë Zarbinca

Në qendër të Gjilanit është inauguruar busti i Sylë Zarbincës, i cili gjithmonë u angazhua me bashkëluftëtarët e tij për mbrojtjen e territorit shqiptarë në kufirin me Serbinë dhe mbështetës madh edhe i Mulla Idriz Gjilanit në mbrojtjen e popullatës shqiptare

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo është një ceremoni simbolike për një luftëtar të madh i cili u angazhua gjithmonë për liri, barazi dhe mbrojtje të identitetit kombëtar.

“Sylë Zarbinca tani e tutje do të jetë roje e fuqishme e lirisë së Kosovës dhe testament për të vazhduar fuqishëm realizimin e amanetit të dëshmorëve dhe heronjve. Gjilani nga sot e di fuqishëm kontributin që e ka dhënë Sylë Zarbinca në rrugën e tij për liri. Prandaj sot së bashku me deputetët, përfaqësuesit e qeverisë, me përfaqësues të shumtë të institucioneve ne e bëmë zbulimin e bustit të dëshmorit të kombit”, ka thënë kryetari Haziri, duke falënderuar vendosmërinë e madhe të haxhi Tahir Zukën, për vendosjen e bustit në Gjilan.

Haziri ka thënë se Sylë Zarbinca ka lënë pas vetes, vepra të mëdha të vendosmërisë për liri, ka lënë pinjoll të vyeshëm dhe mësime se si duhet atdheu dhe se si punohet për liri.

Kurse në emër të familjes ka folur nipi i tij, Eshtref Shabani, i cili ka falënderuar kryetarin Haziri për veprën e madhe që ka bërë në nderim të Sylë Zarbincës që të mos harrohet asnjëherë e kaluara jonë, vuajtjet e mëdha të popullit shqiptar dhe duke kujtuar të kaluarën mund të ndërtojmë më fuqishëm të ardhmen për vendin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat