Gjashtë muaj burg për komandantin e Policisë në Novobërdë

Gjilani

Gjashtë muaj burg për komandantin e Policisë në Novobërdë

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 15:31
Ilustrim

I akuzuari më 2 shtator 2017 në cilësinë e personit zyrtar, komandant i Stacionit Policor në Novobërdë, ka pranuar dhuratë – dru  për ngrohje në sasi prej 5 metra kub, në këmbim për mos zbulimin e vjedhjes së pyllit nga personi N. M.

Sipas aktakuzës i pandehuri më 22 dhe 23 korrik të vitit të kaluar përmes telefonit komunikon me personin I. D., dhe nga i njëjti mëson se posedon një armë pa leje, e cila gjatë bastisjes është sekuestruar tek personi I. D.

Po ashtu i akuzuari ka qenë në dijeni se i pandehuri në fjalë është duke mbajtur në bashkësi jashtëmartesore personin nën 16 vjeç dhe nuk ndërmerr veprime, por i jep udhëzime që të ketë kujdes deri sa të mbush moshën 16 vjeçare.

Me këto veprime ka i akuzuari Sh. A. ka kryer dy vepra penale marrja e ryshfetit dhe veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo i kryerësve të tyre, vepra të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar një dënim unik për këto dy vepra, duke e dënuar me 6 muaj burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afat prej një viti nëse nuk kryen vepër tjetër penale, gjithashtu ka shqiptuar edhe një dënim me gjobë në shumën prej 1500 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat