Për katër vite kanë shkatërruar mjedisin, aktakuzë për dy zyrtarë të QKMF-së në Gjilan

Gjilani

Për katër vite kanë shkatërruar mjedisin, aktakuzë për dy zyrtarë të QKMF-së në Gjilan

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve RR.V dhe L.LL, për shkak të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.

Sipas aktakuzës, prej fillimit të vitit 2014 deri në muajin nëntor 2018, në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Novobërdë, të pandehurit si persona zyrtarë dhe në kundërshtim me ligjin, kanë bërë ndotjen dhe degradimin e ajrit, ujit dhe tokës.

“Të njëjtit, duke u koordinuar mes vete dhe pa leje nga organet kompetente, si dhe duke angazhuar edhe personel tjetër nga QKMF-ja, kanë bërë asgjësimin e mbetjeve medicinale dhe barnave të llojeve të ndryshme me afat të skaduar, duke i djegur, me ç’rast si pasojë e kësaj është shkaktuar rrezik i madh për jetën dhe shëndetin e njerëzve, botën bimore dhe shtazore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokuroria, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për këtë vepër penale dhe të njëjtit t’i gjykojë sipas ligjit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat