Provokon seksualisht mjekun, më pas e shantazhojnë me para

Gjilani

Provokon seksualisht mjekun, më pas e shantazhojnë me para

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 15:10
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.K. dhe M.K., për shkak të veprës penale ‘’Shantazhi’’.

Sipas aktakuzës, në ordinancën e Pulmologjisë, në Spitalin Regjional në Gjilan, e pandehura F.K., me dashje ka ndërmarrë veprime për të kryer këtë vepër penale, në atë mënyrë që fillimisht shkon në ordinancën e të dëmtuarit E.E., për t’u kontrolluar, pastaj e provokon duke e prekur në pjesë intime dhe veprimet e saj i inçizon me telefon, të cilin inçizim pastaj i’a jep bashkëshortit të saj.

I pandehuri M.K., me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fizikisht dhe përmes telefonit, e ka kanosur të dëmtuarin, se nëse ai nuk ia jep 2.000 (euro, i njëjti do t’ia zbulonte një video inçizim, i cili do të dëmtonte nderin dhe autoritetin e të dëmtuarit, me ç’rast fillimisht i’a merr 1.000 (njëmijë) euro, e më pas i kërkon edhe pjesën tjetër të të hollave, e që të njëjtat i dëmtuari i’a jep më 19 nëntor 2018, në një kafiteri, ku edhe kapet në flagrancë së bashku me bashkëshorten e tij, nga ana e zyrtarëve policor.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata, që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprën penale, e cila i’u vihet në barrë dhe të njëjtëve t’iu shqiptojë sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat