Rrugët e Gjilanit janë të hapura dhe të kalueshme

Gjilani

Rrugët e Gjilanit janë të hapura dhe të kalueshme

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 16:26
Foto

Pas reshjeve të shumta të borës, Komuna e Gjilanit me operatorët ekonomik ka dalë menjëherë në terren për të hapur rrugët në qytet dhe në fshatra.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka konfirmuar se të gjitha rrugët në qytet dhe fshatra janë të hapura dhe të kalueshme.

“Deri tani mund të konfirmoj se të gjitha rrugët janë të hapura. Madje, edhe në zonat problematike që kanë qenë gjithmonë, në Malësinë e Karadakut, në atë të Zhegocit dhe në fshatrat tjerë, rrugët janë të hapura pa problem për qytetarët”, ka thënë Korça.

Komuna njofton qytetarët që për çdo problem eventual mund të kontaktojnë numrat kujdestarë: +383 44 234 007 dhe +383 45 540 803.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat