Zylfiu: Infrastruktura sportive më e mira në botë e Minigolfit

Golf

Zylfiu: Infrastruktura sportive më e mira në botë e Minigolfit

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2020 Në ora: 15:40
Lavdim Zylfiu e Richard Stephen

Kryetari i Federatës së Minigolfit të Kosovës, Lavdim Zylfiu, tha se infrastruktura e minigolfit në Kosovë është jashtëzakonisht e mirë.

“Infrastruktura sportive më e mira në botë e Minigolfit, diçka e jashtëzakonshme në Kosovë dhe gjitha trojet shqiptare.

E inicuar dhe ndërtuar me forca vetanake nga Familja Asanaj. Jo pak turist nga Evropa dhe rajoni kanë vizituar Prishtinën shkaku i kësaj fushe e cila qe tetë vite menaxhohet vullnetarisht nga Federata e Minigolfit e Kosovës.

Image

Dino Asanaj, i ndjer

Kujtojmë se në vitin 2016 këtu ishte mbajtur Kampionati Botëror i Minigolfit në të cilin kishin zbarkuar shtetet si Zelanda e Re, Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe gjysma e shteteve më të fuqishme evropiane ku Kosova arriti kulminacion duke u radhitur ndër tre shtetet më të fuqishme në Botë për vitin 2016 si në kategori individuale, poashtu edhe në kategori ekipore.

Image

Me rastin e mbajtjes së këtij Kampionati ishte organizuar edhe parada e parë sportive në Kosovë së cilës i printe orkestra e FSK-së”, tha Zylfiu për gazetën Kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat