Shkopi i Tiger Woods shitet për këtë shumë marramendëse

Golf

Shkopi i Tiger Woods shitet për këtë shumë marramendëse

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 11:35
Shkopi i Tiger Woods shitet për këtë shumë marramendëse

Nuk ka limite për një person që ka pasion golfin dhe adhuron ikonën e këtij sporti, Tiger Woods.

Ai është aq i dashuruar me Woods, sa që ka shpenzuar gati 155 mijë dollarë (154.928 dollarë) për të blerë një shkop loje golfi që i përkiste golfistit amerikan, të cilën nuk e ka përdorur asnjëherë në ndeshjet e tij.

Ky shkop loje i Woods, i personalizuar, është shitur dy ditë më parë në një ankand nga “Golden Age Golf Auctions”, kompania që promovon këtë sport.

Dhe kur bëhet fjalë për Tiger Woods gjithnjë çmimi rritet. Ankandi nisi nga 1 mijë dollarë dhe përfundoi në gati 155 mijë, rekord për një pajisje të golfistit të njohur.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat