Tragjedi në golf

Golf

Tragjedi në golf

Nga: Më: 18 shtator 2018 Në ora: 17:58
Celia

Sporti i golfit është tronditur nga një lajm tragjik, pasi trupi i sportistes spanjolle Celia Barquin Arozamena, 22-vjeçare, është gjetur i pajetë në fushën e një kompleksi golfi në Soldwater Links, në Iowa (SHBA). Ajo konsiderohej si një nga yjet e ardhshme të këtij sporti, teksa në korrik të këtij viti pat fituar edhe turneun e amatoreve të zhvilluar në Sllovaki. Trupin e sportistes 22-vjeçare e kanë gjetur një grup të rinjsh, në një çantë të hedhur dhe më pas kanë njoftuar policinë, e cila ka zbuluar më pas se në çantë ndodhej trupi i pajetë e spanjolles. Policia ka ndaluar një bashkëmoshatar te golfistes, Collin Daniel Richards, që duhet të përgjigjet për akuzën e vrasjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat