Kosova edhe me një federatë të re sportive!

Golf

Kosova edhe me një federatë të re sportive!

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 10:23
Pamje nga kuvendi

Në Shtëpinë e sporteve në Prishtinë është themeluar Federata e golfit e Kosovës. Të pranishëm ishin 15 delegatë nga pesë klubet e golfit të formuara rishtazi në Kosovë: Klubi i golfit Rahoveci nga Rahoveci, Klubi i golfit Alora nga Kamenica si dhe tre klubet e golfit nga Prishtina, First Block, Prishtina Eagle dhe Sunny Hill. Kuvendi zgjodhi për anëtar të Bordit Pajtim Jakupin nga Klubi Alora, Flora Hoxha nga Sunny Hill dhe Valdet Kika nga First Block.

Image

Kryetar u zgjodh Blerim Sejdiu, Nënkryetar Kujtim Kelmendi ndërsa Sekretar Lavdim Zylfiu. Reprezentacioni i Kosovës në golf do të ketë në përbërje lojëtar shumë kualitativë të golfit të cilët vijnë nga Diaspora me shumicë të theksuar nga Gjermania të cilët tashmë i janë bashkuar Federatës sonë. Ata janë; Adnan Hajdini (Profesional), Isi Zejnulahu (Profesional), Mërgim Gjinovci (Profesional), Ardian Zejnulahu, Fahri Begolli, Afrim Gjyrevci, Dafina Arifi, Erblina Arifi, Albin Arifi, Arif Arifi, Naim Gjinovci, Bekim Durguti, Idriz Iseni, Lulzim Vehapi, Murat Ahmetaj, Ahmet Beqiri, Blerim Sejdiu, Lavdim Zylfiu etj.

Federata gjithashtu zyrtarizoi logon e Federatës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat