Prej 1 deri 20 janar parkingjet e shkollave në Gostivar, të hapura për qytetarët

Gostivari

Prej 1 deri 20 janar parkingjet e shkollave në Gostivar, të hapura për qytetarët

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 14:09
Gostivar

Për shkak se kapaciteti i parkingjeve publike në qytetin e Gostivarit, nuk i përmbush nevojat gjatë qëndrimit të mërgimtarëve në vendlindje, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari edhe këtë vit solli vendim që shkollat fillore dhe të mesme komunale t’i hapin portat dhe të mundësojnë që parkingjet e tyre të shërbejnë si parkim publik falas.

Parkimi i automjeteve në parkingjet e shkollave do të jetë i mundur prej 1 deri më 20 janar, respektivisht përderisa zgjat pushimi dimëror i nxënësve.

“E gjithë kjo bëhet me qëllim që bashkatdhetarëve tanë tu mundësojmë kushte më të mira gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje. Shfrytëzoj nga rasti që edhe njëherë tu dëshiroj mirëseardhje dhe të kalojnë çaste të lumtura me familjarët, miqtë dhe shokët e tyre, si dhe tu uroj Vitin e Ri 2019”, thekson kryetari Taravari.

Rikujtojmë se pranë Komunës së Gostivarit, prej kur kryetar është Arben Taravari, gjatë pushime verore dhe festave të fundvitit, funksionon Zyra për Mërgimtarët, si dhe organizohen dhe mbështeten aktivitete të ndryshme të cilat në fokus kanë bashkëqytetarët tanë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat