Arrihet kompromisi, miratohet buxheti i Komunës së Gostivarit

Gostivari

Arrihet kompromisi, miratohet buxheti i Komunës së Gostivarit

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 14:35
Komuna e Gostivarit

Këshilli i Komunës së Gostivarit në ditën e fundit të afatit, në mënyrë unanime e miratoi Buxhetin për vitin 2019. Siç u tha në seancën e 10-të, këtë fundjavë, shumica e këshilltarëve dhe kryetari i komunës, Arben Taravari kanë bërë konsultime dhe kanë arritur kompromis. Buxheti u miratua me vendosjen e disa ndryshimeve, që erdhën si rezultat i propozimeve të këshilltarëve.

Me ndryshimet shkurtohen mjetet për punësime të përkohshme nga 13 deri në 6 milion denarë, ulje ka edhe te shpenzimet e kryetarit dhe tek administrata për marrëveshjet mbi vepër. Këto mjete do të shkojnë në disa projekte infrastrukturore.

Buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2019 është diku rreth 17 milion euro.

Vjet buxheti i Gostivarit ishte në masë të financimit në kohë prej tre muajsh për shkak të mos miratimit të buxhetit dhe kjo shkaktoi probleme me pagat e të punësuarve dhe investimeve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat