Taravari u ndau mirënjohje subjekteve dhe personave më meritorë në vitin 2018 - Bota Sot
Taravari u ndau mirënjohje subjekteve dhe personave më meritorë në vitin 2018

Gostivari

Taravari u ndau mirënjohje subjekteve dhe personave më meritorë në vitin 2018

Më: 5 janar 2019 Në ora: 14:00
Arben Taravari

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, u ndau sot mirënjohje subjekteve dhe personave të cilët gjatë vitit 2018 kanë dhënë kontribut të veçantë për realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të komunës së Gostivarit.

“Sot u ndaj mirënjohje speciale disa bashkësive lokale dhe individëve, për të cilët vlerësova se gjatë vitit 2018 kanë shënuar rezultate dhe kanë dhënë kontribut të veçantë për mirëqenien e qytetarëve tanë, e gjithë kjo me një bashkëpunim të shkëlqyer me Komunën e Gostivarit, por edhe me institucione tjera. Do të veçoja këtu rezultatet e shënuara të bashkësive lokale të fshatit Çajlë, Çegran, Forinë, Llakavicë dhe Debresh. Këto bashkësi lokale edhe pse si pasojë e minimizimit të rolit të tyre me Ligjin për vetëqeverisje vendore, gati se u pasivizuan tërësisht, ato po shënojnë rezultate të shkëlqyera dhe arrijnë të organizohen si institucione të mirëfillta”, thekѕoi kryetari Taravari.

Ai nënvizoi se duke u ndarë mirënjohje kryetarëve të bashkësive lokale, në fakt nderon edhe gjithë banorët e këtyre fshatrave për angazhimin si dhe mërgimtarët për mbështetjen financiare që mundësuan realizimin aktiviteteve dhe projekteve ashtu siç nuk mbahen mend në këtë zonë. Taravari shprehu edhe gatishmërinë që në të ardhmen këto bashkësi lokale të kenë mbështetje më të madhe nga ana e Komunës, duke i inkurajuar bashkësitë e tjera lokale që të ndjekin shembullin e tyre dhe të rrisin cilësinë e jetës së banorëve të vet.

Kryetari Taravari u ndau mirënjohje edhe katër individëve për të cilët ka vlerësuar se me angazhimin e tyre gjithashtu kanë lënë gjurmë në vitin 2018.

“Shpend Sulejmani, si ish ushtrues detyre në Konviktin e nxënësve, vetëm për disa muaj bëri punë sa për dy mandate, duke rinovuar në tërësi objektin si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, sa për dy mandate, edhe pse e dinte se nuk do të mund të emërohet drejtor. Bekim Ame, kryetari i Shoqatës të personave me aftësitë kufizuara “Porosia” nga Dibra, është duke bërë shumë edhe për fëmijët nga Gostivari, sidomos ata me autizëm. Gjatë vitit 2018, shumë donacione kemi pranuar nga Turqia dhe kemi ngritur ura të reja bashkëpunimi. Koordinator për bashkëpunim me Republikën e Turqisë e kemi Gëzim Haxhiejupin, të cilit do i ndajmë mirënjohje duke respektuar dhe falënderuar kështu të gjitha institucionet e Turqisë që na kanë ndihmuar në forma të ndryshme, ashtu siç e di mirë opinioni publik”, potencoi Taravari

Mirënjohje iu nda edhe Hakan Gostivarit, i cili jeton në Turqi, është shtetas turk, por në mënyrë permanente angazhohet në aksione humanitare dhe ndarjen e donacioneve shumë të vlefshme për Gostivarin me rrethinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...