Arrestohet një person nga Gostivari, dyshohet për disa vjedhje

Gostivari

Arrestohet një person nga Gostivari, dyshohet për disa vjedhje

Më: 9 janar 2019 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Zyrtarët policor të Sektorit për Punëve të Brendshme Tetovë dje kanë kryer kontroll në një objekt në Gostivar, me çka kanë zbuluar mjete të cilat kanë qenë të vjedhura më herët.

“Zyrtarët policor të Sektorit për Punëve të Brendshme Tetovë-stacioni policor Gostivar, më 08.01.2019 nga ora 15:00 deri në orën 16:00, kanë kryer kontroll në një objekt në rrugën “Jordan Jordanoski” në Gostivar, ku përkohësisht ka qëndruar 30-vjeçari B.S. nga Gostivari.

Gjatë kontrollit, të realizuar me urdhër të gjyqësor, në objektin janë zbuluar mjete të cilat kanë qenë të vjedhura më herët: Piktura artistike dhe mjete të llojllojshme. B.S. është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor në Gostivar, për shkak të dyshimit se ka kryer mbi dhjetëra vjedhje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat