Arben Taravari i ftuar në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve

Gostivari

Arben Taravari i ftuar në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve

Më: 22 janar 2019 Në ora: 16:05
Arben Taravari

Sekretari i përgjithshëm I Alenacës për Shqiptarët, njëherit dhe kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, do të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në Uashington.

Mëngjesin Kombëtar i Lutjeve mbahet çdo të enjten e parë në muajin shkurt, edhe atë që nga viti 1953 ku të pranishmëve u drejtohet presidenti i Amerikës. Nismëtar i ngjarjes është Abraham Wereida, një metodist me origjinë norvegjeze. Rreth 3,500 mysafirë marrin pjesë në mëngjesin që shtrohet në hotelin “Hilton” në Uashington, të cilët kryesisht janë figura të shquara, respektivisht presidentë, kryeministra, politikanë, biznesmenë, udhëheqës fetarë.

Këtë vit, eventi do të mbahet më 7 shkurt dhe të ftuarit pritet të angazhohen për bashkëpunim, miqësi dhe mirëqenie, si dhe për të shkëmbyer pikëpamjet mbi zhvillimet globale dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shoqëritë bashkëkohore.

Krahas kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, prej Maqedonie në Lutjet e mëngjesit do të marrin pjesë vetëm edhe zv/kryeministri Bujar Osmani, nënkryetari i VMRO-DPMNE Aleksandar Nikollovski dhe deputetët Frosina Remenski dhe Vllatko Gjorçev.

Ndryshe, është kjo hera e pare që një kryetar i komunës së Gostivarit të merr pjesë në Mëngjesin Kombëtar i Lutjeve me ftesë të presidentit të SHBA-ve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat