Ambasadori Reka dhe konsuli i nderit Imer Selmani, për ngushëllime te kryetari i Gostivarit, Arben Taravari

Gostivari

Ambasadori Reka dhe konsuli i nderit Imer Selmani, për ngushëllime te kryetari i Gostivarit, Arben Taravari

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:02
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka dhe konsulli i nderit Imer Selmani

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka dhe konsulli i nderit Imer Selmani, takuan sot kryetarin e komunës së Gostivarit Arben Taravari, për ti shprehur atij dhe qytetarëve të Gostivarit ngushëllime për viktimat e 13 shkurtit dhe për të dëshiruar shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

“E njoftova ambasadorin se unë jam vazhdimisht në kontakt me ekipet mjekësore dhe me pacientët e shtrirë në spital dhe se shumica e tyre janë në gjendje stabile, përveç tre pacientëve të cilët janë në gjendje kritike, mirëpo unë shpresoj që ata ta tejkalojnë këtë situatë, pasi besoj në kapacitetin e personelit mjekësor dhe ngase bëhet fjalë për pacientë të moshës relativisht të re”, deklaroi Taravari.

Ambasadori Reka tha se bashkë me konsullin e nderit Imer Selmani kanë ardhur sot në komunën e Gostivarit të solidarizohen me dhimbjen dhe jemi të gatshëm për të dhënë çdo gjë për të cilën keni nevojë.

Ngushëllimet e tija për gostivarasit dhe familjarët e viktimave shprehu edhe konsulli i nderit Imer Selmani, ai shtoi se ky le të jetë një leksion për institucionet shtetërore se shumë më tepër duhet të ndërmerren masa për të shmangur tragjedi të këtilla.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat