Komuna e Gostivarit i përgjigjet MASH-it: Taravari nuk ka bërë shkelje, vendimi i Ademit thjeshtë politik

Gostivari

Komuna e Gostivarit i përgjigjet MASH-it: Taravari nuk ka bërë shkelje, vendimi i Ademit thjeshtë politik

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 13:50
Aslian Snopçe

Në lidhje me marrjen e kompetencave në sferën e arsimit kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravari, konferencë për shtyp mbajti udhëheqësja e Sektorit për Veprimtari Publike në Komunën e Gostivarit, Aslian Snopçe.

“Vendimi për marrjen e kompetencave për të dytën herë, nuk është i bazuar në ligj, por është vetëm një vendim politik. Inspektorati shtetëror i arsimit, pas inspektimit nëpër shkollat fillore, ka konstatuar se konkurset për emërimet e drejtorëve gjatë kohës kur kompetencat i ishin marrë komunës së Gostivarit,  nuk ishin shpallur në bazë të ligjit, pra në tre gazeta ditore, por vetëm në dy gazeta”, theksoi Snopçe.

Ajo njoftoi se për këtë shkak kryetari Arben Taravari ka sjell aktvendim me të cilin shpall të pavlefshëm aktvendimet për zgjedhjen e drejtorëve, siç thotë ajo, në të njëjtën mënyrë siç ka vepruar edhe ministri i cili tani sjell vendim për marrjen e  kompetencave. Si rast konkret  ajo ceku rastin në SHF “Përparimi” Çegran.

“Këto janë argumente të mjaftueshëm, për të cilat ju sigurojmë edhe dokumentacionin, se vendimi është thjesht politik”, theskoi në fund të konferencës Snopçe.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ia ka marrë kompetencat kryetarit Taravari në pjesën për emërim dhe shkarkim të drejtorëve për periudhë prej nëntë muajsh.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat