Mos disiplinë komunikacioni në Gostivar, mbi 100 shoferë janë larguar nga komunikacioni

Gostivari

Mos disiplinë komunikacioni në Gostivar, mbi 100 shoferë janë larguar nga komunikacioni

Më: 15 mars 2019 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Në rajonin më të gjerë të Gostivarit, në shkurt të këtij viti gjithsej janë regjistruar 670 lloje të ndryshme të shkeljeve në komunikacion.

Sipas SPB Tetovë, në këtë periudhë nga komunikacioni janë larguar 76 automjete, më së shumti (42) me regjistrim të skaduar deri dhe mbi 30 ditë, 32 teknikisht jo në rregull dhe 2 të ngarkuar jo në rregull.

Për shkeljet e bëra, gjithashtu janë larguar 112 shoferë, prej të cilëve 81 pa patentë shoferi, shtatë të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 23 shoferë fillestarë dhe një me kategori jo adekuate.

“Shkeljet e zbuluara janë sanksionuar me sanksione të parapara ligjore, gjegjësisht me gjoba adekuate dhe në të holla”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Muajin e kaluar janë regjistruar 10 aksidente që në krahasim me vitin e kaluar është dyfish më pak. Në to, nuk ka të vdekur dhe të lënduar rëndë, përderisa pesë persona kanë marrë lëndime trupore (dy shoferë, po aq bashkudhëtarë dhe një këmbësor).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat