Gostivar, është zhdukur një burrë në ujërat e Vardarit - Bota Sot
Gostivar, është zhdukur një burrë në ujërat e Vardarit

Gostivari

Gostivar, është zhdukur një burrë në ujërat e Vardarit

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:26
Policia e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, sot ka njoftuar se dje një qytetar nga Gostivari ka denoncuar në polici se rreth orës 16:00, në afërsi të fshatit Mallo Turçane, ka vërejtur një trup të pajetë të një burri, i cili lundronte mbi ujërat e Lumit Vardar.

Denoncuesi i rastit ishte përpjekur ta nxirrte, por nuk kishte arritur, pasi ujërat ishin të vrullshëm. Në afërsi të fshatit Balindoll ai e kishte humbur nga shikimi dhe më pas kishte thirrur Policinë dhe Zjarrfikësit. Tani për tani nuk dihet identiteti i personit që ka humbur jetën në ujërat e Vardarit, ndërsa kërkimet për trupin vazhdojnë edhe sot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...