Në Gostivar u prezantua një pjesë e pajisjeve që u përdor për ushtrimin ushtarak “Goditja përfundimtare” - Bota Sot
Në Gostivar u prezantua një pjesë e pajisjeve që u përdor për ushtrimin ushtarak “Goditja përfundimtare”

Gostivari

Në Gostivar u prezantua një pjesë e pajisjeve që u përdor për ushtrimin ushtarak “Goditja përfundimtare”

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 22:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Armata e Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-ve sot pasdite pasdite prezantuan një pjesë të pajisjeve dhe armëve që u përdor këto ditë për ushtrimin ushtarak “Goditja përfundimtare” në Krivollak. Në këtë ngjarje e pranishme ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska si dhe oficerë të lartë të ARM-së.

Gostivarasit në qendër të qytetit sot pasdite kishin mundësi të shohin disa lloje të automjeteve speciale dhe armëve, ku ushtarët i kishin paraqitur dhe sqaronin për karakteristikat e tyre.

Sipas ministres Sheqerinska, ushtrimi në Krivollak është dëshmi për bashkëpunimin e armatave të vendeve të NATO-s.

“Sot ushtria jonë dhe e ShBA-ve ishin mysafir në komunën e Gostivarit si pjesë e ushtrimit më të madh që është organizuar ndonjëherë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë mbi 2.700 ushtarë nga vendi ynë, ShBA-të, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Lituania që ende po punojnë në Krivollak. Qëllimi i ushtrimi nuk është që të shfaqen aftësitë dhe dituria, por të shfaqen lidhjet mes ushtrisë sonë dhe qytetarëve. Për këtë shkak me ushtarët dhe oficerët tanë jemi në më shumë komuna, ndërsa në këtë na ndihmon ushtrua e ShBA-ve”, theksoi Sheqerinska.

Sheqerinska tha se organizimi i një ushtrimi të tillë tregon se kemi merituar vendin në NATO ndërsa ky ushtrim pritet të jetë edhe në shtatë qytete tjera në Maqedoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...