Arben Taravari takohet me Rufki Sumën

Gostivari

Arben Taravari takohet me Rufki Sumën

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 09:56
Arben Taravari takohet me Rufki Sumën

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti dje në kabinetin tij kryetarin e komunës së Hanit të Elezit (Kosovë), Rufki Suma.

“Ishte nder dhe privilegj të pres kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma i cili me sukses po e menaxhon komunën për tre mandate. Ai është një role model për kryetar komune dhe kuptova se ai nuk ka bërë asnjëherë fushatë aktive, madje as posterë me fotografinë e tij, që do të thotë se qytetarët dinë ta vlerësojnë punët e kryetarëve të komunave. Ky është takimi ynë i dytë, hera e parë si ministër i shëndetësisë dhe tani si kryetar i komunës së Gostivarit. Biseduam për vendosjen e një bashkëpunimi të ngushtë dhe shpresoj së shpejti t’i bëj një vizitë kthese në komunën e Hanit të Elezit”, theksoi kryetari Taravari, pas takimit.

Ndërkaq kryetari i komunës së Hanit të Elezit theksoi se komuna që drejton ai ka nevojë për eksperiencën e Komunës së Gostivarit dhe se kjo është një arsye më shumë që të rritet bashkëpunimi ndërmjet dy komunave.

“Falënderoj kryetarin Taravari për pritjen e ngrohtë. Biseduam për shkëmbim të përvojave dhe shpresojmë si rezultat i bashkëpunimit do të mund të aplikojmë për projekte të IPA fondeve”, nënvizoi kryetari i komunës së Hanit të Elezit Suma.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat