Për ujin dhe mbeturinat në Gostivar, tani mund të paguani edhe prej shtëpie

Gostivari

Për ujin dhe mbeturinat në Gostivar, tani mund të paguani edhe prej shtëpie

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 09:25
Foto e publikuar nga Gostivari

Për ujin dhe mbeturinat në Gostivar, tani mund të paguani edhe prej shtëpie

Ndërmarrja Komunale “Komunalec” në Gostivar ka njoftuar se tashmë ka filluar me shërbimin më të ri dhe atë pagesa e faturave në menyrë elektronike. Ndërmarrja në fjalë menaxhon me ujësjellësin në territorin e Komunës së Gostivarit dhe kujdeset për pastërtinë në tërë komunën.

Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Isak Lazami për in7 deklaroi se këtë shërbim po e bëjnë me qëllim të rritjes së efikasitetit në grumbullimin e mjeteve si dhe për t’ua lehtësuar punën qytetarëve që shfrytëzojnë shërbimet e ndërmarrjes.

“Ju njoftojmë se prej sot të gjithë shërbimet pagesore të N.P.”Komunalec”- Gostivar mund të bëhen edhe në mënyrë elektronike nëpërmjet shërbimit ‘e-fatura’” – thuhet në njoftimin e NP “Komunaleci” nga Gostivari, përcjell in7.

Sipas drejtorit Lazami, ndërmarrja që ai drejton ka realizuar një sërë projektesh gjatë këtij dyvjeçari të qeverisjes, duke përfshirë mbi 17 kilometra rrjet kanalizimi në tërë territorin e komunës.
Aktualisht është duke u realizuar njëri nga projektet më madhore në rajon, që ka të bëjë me ndërrimin, rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit për Komunën e Gostivarit.
Me këtë projekt sipas Lazamit, do të zgjidhet për një kohë shumë të gjatë problemi i trashëguar me ujin e pijshëm, si dhe do të sigurohet ujë cilësor, pasi gypat përçuese të azbestit do të ndërrohen dhe do të zëvendësohen me të reja, moderne dhe sipas standadeve të kërkuara evropiane.

Projekti është fituar nga “Komunaleci” dhe Komuna e Gostivarit, ndërsa do të financohet nga Agjencia për Zhvillim e Zvicrës dhe Banka KWF.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat