“Covid-19”, rezultojnë negativ testet e personelit mjekësor në spitalin e Gostivarit

Gostivari

“Covid-19”, rezultojnë negativ testet e personelit mjekësor në spitalin e Gostivarit

Më: 15 prill 2020 Në ora: 15:15
Jakup Jakupi

Kanë rezultuar negative testet e gjashtë pjesëtarëve të personelit shëndetësor të spitalit të Gostivarit. Numri i të prekurve mbetet katër, tre nga personeli mjekësor dhe një nga Qendra për Shëndet Publik.

Në izolim, për momentin janë rreth 40 mjekë dhe motra medicinale nga spitali i Gostivarit. Drejtori i spitalit Jakup Jakupi, thotë se gjendja në spital vazhdon të mbetet stabile, ndërsa po punohet vetëm me rastet urgjente.

Ne qysh më herët jemi organizuar dhe punojmë në grupe që në momentin e parë që do dilnin të dyshuar t`i tërheqim dhe të angazhojmë grupin e dytë apo të tretë që e kemi formuar si grupe, kështu që edhe frekuenca e pacientëve është e zvogëluar kështu që me këtë kapacitet jemi të përgatitur për ti mbuluar gjitha nevojat që kanë qytetarët e Gostivarit – deklaroi Jakup Jakupi, drejtor i Spitalit të Gostivarit.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në Gostivar ka arritur në tetë persona, ndërsa janë kryer deri më tani 167 teste.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat