Kryqi i Kuq ndau 1.200 paketa familjeve në rajonin e Gostivarit

Gostivari

Kryqi i Kuq ndau 1.200 paketa familjeve në rajonin e Gostivarit

Më: 16 prill 2020 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Kryqi i Kuq Gostivar gjatë këtyre ditëve ndau mbi 1.200 paketime me ushqim dhe produkte higjienike familjeve me rrezik social në tre komunat e rajonit të Gostivarit.

Vullnetarët e kësaj organizate ndihmojnë edhe në blerjen e barnave për personat që kanë mundësi të dalin nga shtëpitë e tyre.

“Që nga fillimi i krizës, organizata jonë mori ndihmë të madhe humanitare, nga firmat dhe nga njerëzit”, tha kryetarja e Kryqit të Kuq Gostivar, Merita Alili.

Vullnetarët deri tani kanë dërguar 713 paketime me ushqim dhe 500 paketime me pajisje higjienike ndërsa familjet e me rrezik social kanë mjaftueshëm për dy javë.

Krahas ndihmës së dhënë, në depot e Kryqit të Kuq ka rreth 600 paketime me ushqim dhe higjienë që do të shpërndahen në periudhën që vjen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat