Coronavirusi godet ekonominë në Gostivar

Gostivari

Coronavirusi godet ekonominë në Gostivar

Më: 2 maj 2020 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Pandemia ka dëmtuar rëndë ekonominë e vogël dhe të mesme në Gostivar. Për pasojë, shumë dyqane rezultojnë të mbyllura, ndërsa një pjesë e vogël e tyre që janë të hapura, nuk kanë fare punë. I hapim vetëm sa të mos rrimë kot në shtëpi, thonë pronarët e tyre, të cilët kërkojnë që, të hiqen sa më shpejtë ndalesat.

“Tridhjetë e tre ditë hape mbylle asgjë s`shitet kështu rrimë kot humbim kohën. Paguajmë dritat nga katër mijë denarë asgjë s’ka hape mbylle. Unë u furnizova me mall për pranverë, tani iku pranvera duhet furnizim për verë kurse para nuk kemi që të punojmë më tutje. Do duhej të hiqen kufizimet të kthehemi në normale sepse kështu asgjë nga kjo, kot është ora policore”

Ibrahim Karimani, i cili drejton një agjenci turistike, thotë se, periudha që do pasojë do jetë ende më e vështirë.

“Agjencitë turistike janë në vendin e parë që janë dëmtuar komplet, qind për qind, s`kemi asnjëfarë lëvizje që prej dy muajsh. Besoj që para një viti nuk mund të punojmë, asgjë më siç ka qenë nuk do të jetë. Këtë kapacitet që e kishim me turizmin dhe aranzhimet nuk besoj që do arrihet më as edhe pas një viti. Do fillojnë restrikcionet, nëse bëhet në avionë një karrige zbrazur të jetë ajo do e bëj më shenjt fluturimin biletën e aeroplanit, apo autobusit dhe gjitha tjerat. Po edhe nëpër hotele nëse do kërkohen kushte dezinfektime kjo rrit koston e aranzhimit’-tha Ibrahim Karimani, pronar agjencie.

Kriza ka goditur edhe komunën. Të hyrat në komunën e Gostivarit, janë zvogëluar për 71 për qind thotë kreu i komunës Arben Taravari.

“Dëmi në ekonominë e Gostivarit është shumë i madh. Vetëm në muajin mars kur filloi gjendja e jashtëzakonshme ne të hyra në komunën e Gostivarit kemi 71 për qind më pak. Për prillin ende s`kemi llogarit, presim fundin e muajit por sipas departamentit të financave do jetë mbi 80 për qind deficiti ekonomik që natyrisht, do ketë reperkusione në programin investues tonin. Duke marrë parasysh se çfarë pushteti qendror kemi, unë dyshoj se do punojnë në drejtim të rehabilitimit të bizneseve. Ne si pushtet lokal kemi problem me rrogat e punëtorëve jo vetëm në komunë por edhe në ndërmarrjet publike që çdo natë pastrojnë rrugët dhe janë shumë aktiv”-tha Arben Taravari, Kryetar i komunës së Gostivarit.

Javë më parë, shtabi i krizës i tri komunave Gostivar, Mavrovë dhe Vpraçisht, kërkoi lehtësimin e masave në aspektin e zgjatjes së lirisë së lëvizjes dhe fillimit me punë të kafeterive në sistemin merr-shko.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat