Taravari: Situata me Covid 19 shumë stabile, propozojmë lehtësim të masave restriktive

Gostivari

Taravari: Situata me Covid 19 shumë stabile, propozojmë lehtësim të masave restriktive

Më: 5 maj 2020 Në ora: 17:35
Arben Taravari

Në Pollogun e Epërm, gjegjësisht në komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë janë vetëm 3 raste aktive me Covid-19. Prej gjithsej 17 rasteve të regjistruara nga 225 të testuar, 12 janë shëruar ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë. Prej rasteve aktive, 2 persona janë nga komuna e Gostivarit (Banjicë e Epërme) dhe 1 person nga komuna e Vrapçishtit (Gradec), ndërsa gjendja e tyre është mjaft stabile. Këto të dhëna i bëri publike sot kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në mbledhjen e 13-të të rregullt të Shtabit ndërkomunal të emergjencës, duke e vlerësuar situatën me Covid 19 si shumë stabile.

Në cilësinë e kryetarit të Shtabit ndërkomunal, Taravari tha se do t’i propozojë Shtabit qendror që të lehtësohen masat restriktive, respektivisht ora policore në ditë pune të fillojë në ora 23, ndërsa në ditë jo pune në ora 19.

“Pres që qeveria ta oficializojë konkluzion numër 6 nga mbledhja e së enjtes, ku thuhet se edhe kafeteritë kanë të drejtë të punojnë në formën Tak&go, pra përmes sportelit njëlloj siç shërbehet edhe ushqimi, ëmbëlsirat apo pijet tjera. Që nga fillimi më habiste fakti se pse vetëm kafeja nuk lejohet të shitet, ndërsa gjithçka tjetër, përfshirë edhe ushqimin e ngrohtë lejohet, kur dihet se për dallim nga përgatitja e gjellërave, kafeja nxirret drejtpërdrejtë nga aparati”, nënvizoi Taravari.

Përfaqësuesit e të gjitha institucioneve, raportuan se gjendja është stabile dhe se gjithçka menaxhohet me sukses, ndërsa konstatim i përbashkët ishte se ashtu si do të lehtësohen masat restriktive, ashtu duhet të rritet kujdesi dhe vetëdija e qytetarëve që mos na kthehet sërish pandemia. Mbledhja e radhës u caktua për të martën në ora 11.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat