Shtabi i emergjencave në Gostivar: Kujdes më i madh gjatë periudhës parazgjedhore

Gostivari

Shtabi i emergjencave në Gostivar: Kujdes më i madh gjatë periudhës parazgjedhore

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 18:54
Pamje nga takimi

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gostivarit nuk janë shënuar raste të reja me Covid 19. Shtabi ndërkomunal i emergjencave pas mbledhjes së fundit ka vlerësuar se situata me pandeminë me virusin e ri paraqitet stabile në rajonin e Gostivarit. Deri te qytetarët u dërgua apel për rritje të ndërgjegjësimit dhe respektim të masave, sidomos periudhën që vijon për kur janë paralajmëruar aktivitete zgjedhore, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryetari i Komunës së Gostivarit, njëherit kryetari i Shtabit ndërkomunal, Arben Taravari, pas mbarimit të mbledhjes, e cila ishte e XIX me rradhë, tha se në rajonin e Gostivarit aktualisht ka 48 raste aktive me virusin korona.

“Pas datës së caktuar për zgjedhjet, do të kemi një periudhë të fushatës parazgjedhore, e cila mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Ne rekomandojmë që të gjitha institucionet dhe qytetarët t'i përmbahen rreptësisht protokolleve të mbrojtjes nga virusi korona”, deklaroi kryetari Arben Taravari.

Kryetari Taravari nga ana tjetër, ka apeluar qytetarët të bëjnë kujdes edhe me rradhët që krijohen para bankave, ku ata këto ditë për shkak të masave ekonomike qeveritare vërehen në numër më të madhe.

Nga policia u njoftua se aktualisht 38 persona ndodhen në vetë-izolim dhe 238 me vendim për izolim. Në fund të takimit, puna e organizatave jo qeveritare dhe Kryqit të Kuq të Gostivarit u vlerësua jashtëzakonisht e mirë dhe se aktivitetet e realizuara kanë qenë efikase.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat