Ministri Çulev në takime me qytetarë në Gostivar

Gostivari

Ministri Çulev në takime me qytetarë në Gostivar

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 12:43
Naqe Çulev në takime me qytetarët e Gostivarit

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev realizoi takime me qytetarë në Gostivar, në të cilat, siç shkroi në profilin e tij në FB, ata kanë folur se dëshirojnë të jetojnë në shtet në të cilin respektohen ligjet dhe në të cilin do të sundojë e drejta.

“Rendi, rregullimi, zbatimi joselektiv i ligjeve, lufta e përforcuar kundër korrupsionit dhe krimit, këto janë themelet mbi të cilat do të ndërtojmë punën policore në të ardhmen”, potencoi Çulev.

Në takimet me qytetarët në Gostivar, ministri Çulev sqaroi se përmes masave dhe aktiviteteve sistematike, me qëllim që të jetë më efikas në nivel strategjik, operativ dhe taktik në mënyrë që t’i kundërvihet të gjitha formave të krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë edhe në radhët e veta, duke i avancuar me atë rast, nënvizoi, kapacitetet për bashkëpunim dhe veprim të përbashkët me PTH për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat