Rritet numri i rasteve me coronavirus në Gostivar

Gostivari

Rritet numri i rasteve me coronavirus në Gostivar

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 16:45
Foto Ilustrim

Në Gostivar dhe zonën përreth, ka një rritje të konsiderueshme rasteve me coronavirus, ndërsa situata po bëhet serioze. Deri më tani, 261 raste aktive janë shënuar në buletinin e autoriteteve shëndetësore. Kjo u konstatua në takimin e Shtabit e Krizës Rajonale për komunat e Gostivarit, Vrapçishtit dhe Mavrovë-Rostushë. Vlerësimi është se përhapja e përshpejtuar e virusit është për shkak të papërgjegjshmërisë së qytetarëve që nuk respektojnë masat.

Në rajonin e Gostivarit ditët e fundit në raporte kishte numra dyshifrorë të rasteve të reja aktive, ndërsa javën e kaluar u shënuan 22 raste.

Shtabi i Krizës u bënë thirrje qytetarëve dhe institucioneve për respektimin e vazhdueshëm të masave të mbrojtjes dhe veçanërisht për rritjen e ndërgjegjësimit për ekzistencën e sëmundjes. Në Gostivar u vu re se disa nga të sapo infektuarit kishin kontakte me pacientët gjatë vizitave në shtëpi.

“Për momentin, në zonën tonë ka 283 presona të shëruar, ndërsa me teste pozitive dhe që mjekohen janë 240 persona. Ka 21 pacientë në spitale. Fatkeqësisht, ka qytetarë të papërgjegjshëm dhe përkundër kontakteve me pacientët, ata nuk i respektojnë protokollet dhe ecin lirshëm, duke i vënë në rrezik shumë njerëz të tjerë. Autoritetet duhet ta sanksionojnë ata dhe të jenë më rigorozë”, tha Valbon Limani nga Shtabi i Krizës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat