Automjeti godet çiklistin nga Gostivari, humb jetën në klinikë në Shkup

Gostivari

Automjeti godet çiklistin nga Gostivari, humb jetën në klinikë në Shkup

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 11:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person nga fshati Çajle e Gostivarit ka humbur jetën në aksidentin që ndodhi gjatë mbrëmjes së kaluar.

“Sipas informacioneve të SPB – Tetovë, mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Gostivar – Çegran, automjeti ‘audi’ me tabela të Gostivarit ka goditur personin O.O (72) nga fshati Çajle i cili ka qenë me biçikletë” thuhet në njoftimin e policisë.

Çiklisti ka marrë lëndime dhe është dërguar në spitalin e Gostivarit, por për shkak të lëndimeve të rënda ai është dërguar në klinikat e Shkupi ku në ora 22:30 edhe ka humbur jetën.

Shoferi i automjetit J.I (23) është mbajtur në stacion policor, ndërsa ekipi i stacionit policor të Gostivarit ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat