Gostivar, rreth 15 të mitura mbesin shtatzëna

Gostivari

Gostivar, rreth 15 të mitura mbesin shtatzëna

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 18:12
Foto Ilustrim

Shtatzënia te të miturat mbetet të jetë problem në Gostivar. Infermieret tregojnë se në vjet, prej 10 deri në 15 është numri i adoleshenteve që mbesin shtatzëna.

Përveç vështirësive psikike nga familja, trupi i organizimit po ashtu nuk është i gatshëm te të miturat andaj edhe shtatzënia te kjo kategori mund të jetë e rrezikshme.

“Për dallim prej 20 viteve, mund të thuhet se ka numër më të vogël të grave të mitura, por ka. Në vjet numri lëviz prej 10 deri 15. Pjesa më e madhe e të miturave janë nga mosha 15 deri në moshë 17 vjet. Është problem shoqëror, por te disa ka ngelur tradita dhe në moshë më të herët martohen.”, tha Agim Jakupi i cili udhëheq me Repartin gjinekologjik dhe akusherik në Gostivar.

Numri i të adoleshenteve nëna nuk pasqyron gjendjen me shtatzëninë te të miturat për shkak se ka vajza që zgjedhin abortin, ndërsa aborti kryesisht bëhet te qytetet tjera për diskrecion.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat