Gostivar:Dhurohet autoambulancë, si donacion gjerman

Gostivari

Gostivar:Dhurohet autoambulancë, si donacion gjerman

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:21
Anke Holstein dhe Valbon Limani

Deklaratë e përbashkët e OJQ “Qendra Evropiane për Zhvillim” me koordinator Valbon Limani dhe Komunës së Gostivarit

Me qëllim që të mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në ballafaqimin me pandeminë nga Covid 19 dhe ndihmë të drejtpërdrejtë për qytetarët, Ambasadorja e Republikës Federale të Gjeramisë në Shkup, Shkëlqesia e saj, Anke Holstein nënshkroi marrëveshje donacioni me z. Valbon Limani, projekt koordinator i OJQ “Qendra Evropiane për Zhvillim, Tolerancë dhe Bashkëpunim” për nevojat e ISHP Qendra Shëndetësore Gostivar.

Mbështetja financiare nga Projektet e Vogla nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë synon nxitjen e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit nikoqir. Institucionet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut mundeshin t’i përdorin këto fonde për të blerë pajisje mjekësore dhe ambulanca.

Duke nënshkruar këtë marrëveshje, e cila zbatohet nga OJQ “Qendra Evropiane për Zhvillim, Tolerancë dhe Bashkëpunim” dhe mbështetje logjistike nga Komuna e Gostivarit, ISHP Qendra Shëndetësore-Gostivar do të marrë një ambulancë Wolfsagen Kraft me vlerë 38,331 euro.

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat