Gostivar, zyra e mërgimtarëve punon 6 javë

Gostivari

Gostivar, zyra e mërgimtarëve punon 6 javë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 20:45
Foto

E hapur prej tre vitesh, zyra për mërgimtarët në Gostivar punon vetëm gjashtë javë në vit, tre javë gjatë verës dhe tre javë gjatë dimrit. Për momentin nuk planifikohet zgjatja e orarit të saj të punës. Zyra ndihmon mërgimtarët të mos enden nëpër institucione gjatë ditëve të kufizuara të pushimit duke këshilluar ata se ku të drejtohen ose duke lehtësuar procedurat e tyre administrative. Megjithatë amërgimtarët vazhdimisht kanë kërkuar që zyra të funksionojë gjatë gjithë vitit me qëllim që të munden në mënyrë elektronike, nga vendet ku jetojnë të adresojnë problemet e tyre.

Interesimi është tejet i madh thotë drejtuesi i kësaj zyre. Të paktën nga 40 deri në 50 kërkesa ka në sezon, për problemet e ndryshme që hasin mërgimtarët me ardhjen e tyre në vendlindje.

“Ne i shfrytëzojmë gjitha mundësitë që kemi nëse jemi në kontakt me udhëheqësit e sektorëve apo Ndërmarrjet Publike, kreun e komunës, të cilëve ua përcjellim problemet që na shfaqin mërgimtarët dhe bëjmë çmos për të gjetur zgjidhje për to. Rreth 150 persona janë drejtuar vetëm tek unë këtë periudhë dhe ju tregova,. Zakonisht probleme të tipit të urbanizmit, punëve administrative dhe parkingut”-tha Bari Abduli, përgjegjës i zyrës për mërgimtarët komuna e Gostivarit.

Sipas Abdulit, problemet më të shpeshta të tyre janë të çështjeve pronësore juridike. Shfrytëzohet mungesa e tyre gjatë vitit dhe dëmtohet apo uzurpohet prona e tyre përmes ndërtimeve të egra.

“Përballen me probleme të tipit të ndërtimeve. Ku kthehen shpesh hasin që ndonjë komshi apo dikush ka ndërtuar në oborrin e tyre, dhe kërkojnë ndihmë për procedurën e zgjidhjes së këtij problemi”-pohoi Bari Abduli, përgjegjës i zyrës për mërgimtarët komuna e Gostivarit.

Deri tani, nuk ka pasur nismë ose paralajmërim për hapjen e zyrave të këtilla edhe në komuna të tjera dhe as në institucionet e pushtetit qendror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat