Arben Taravari. Unë dhe familja ime do të marrim vaksinën kundër koronavirusit

Gostivari

Arben Taravari. Unë dhe familja ime do të marrim vaksinën kundër koronavirusit

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 00:58
Arben Taravari

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari që është edhe një nga specialistët e njohur të mjekësisë ka bërë të ditur se ai me familjen e tij do të marrin vaksinën kundër koronavirusit, sidomos ate të prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTek.

“Sapo të arrij vaksina menjeherë do të vaksinohem me gjithë familjen time.”, ka bërë të ditur Taravari, duke shtuar se si mjek dhe duke u bazuar në dëshmi, vaksina e vetme që është e rëndësishme dhe që jep siguri është vaksina amerikane e Pfizer dhe unë do ta pranoja ate, përcjell INA.

Kreu i Gostivarit së fundi ishte prekur nga KOVID-19 dhe se ai këtë virus e ka kaluar me simptome tejet të rënda.

“Unë tashmë e kalova KOVID-19. Isha me simptoma serioze, por fal Zotit tani jam shumë më mirë”, theksoi Taravari.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat