Komuna e Gostivarit ndau pako të Vitit të Ri te shoqatat e personave me aftësi ndryshe

Gostivari

Komuna e Gostivarit ndau pako të Vitit të Ri te shoqatat e personave me aftësi ndryshe

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Sikurse dy vitete e kaluara, edhe sivjet Komuna e Gostivarit ka ndarë 300 pako për festat e fundvitit për fëmijët dhe personat me aftësi ndryshe në territorin e Gostivarit. Me këtë rast, pakot e Vitit të Ri u ndanë te paralelet e specializuar te shkollat fillore “Mustafa Kemal Ataturk” dhe “Ismail Qemali”, Shoqata e personave me aftësi ndryshe “Bashkarisht Mundemi”, Shoqata e të verbërve dhe me shikim të dëmtuar “Realiteti”, Shoqata e personave shurdhmemec në Gostivar dhe Qendra Ditore për Fëmijë me aftësi speciale në Gostivar.

Afërdita Mislimi – Hamza, udhëheqëse e Sektorit për Veprimtari Sociale pranë Komunës së Gostivarit, ka uruar viti i ardhshëm të jetë më i mbarë se viti aktual, i cili do të mbahet mend, tha ajo, për shkak të pandemisë.

“Vizitën e këtyre shoqatave japin mesazhin se Komuna e Gostivarit është gjithmonë në përkrahje të këtyre personave, duke menduar dhe krijimin e kushteve sa më të përshtatshme në hapësirat ku këto shoqata kanë selitë e tyre”, deklaroi Afërdita Mislimi – Hamza, udhëheqëse e Sektorit për Veprimtari Sociale pranë Komunës së Gostivarit.

Drejtuesit e këtyre shoqatаve, theksuan se për tre vite udhëheqësia e komunës ka realizuar çdo kërkesë të tyre.

Karvani i shpërdarjes së pakove të fundvitit nga Komuna e Gostivarit do të vijoi deri në ditën e fundit të këtij viti.

Ndryshe, duаm të paralajmërojë se mandatin tonë do ta mbyllim me kushte jashtëzakonisht më të mira për këta persona. Vitin tjetër ata do të vendosen te Qendra e tyre e cila është e para e këtij lloji që ndërtohet në rajonin e Pollogut së bashku me atë për Autizëm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat