Foshnja e parë e parë në Gostivar është e gjinisë femërore

Gostivari

Foshnja e parë e parë në Gostivar është e gjinisë femërore

Më: 1 janar 2021 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Sot në mëngjes rreth orës 9:52 në Repartin e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në spitalin e Gostivarit u lind foshnja e parë për vitin 2021.

Foshnja është e gjinisë femërore që peshon 3.750 dhe është 52 centimetra e gjatë. Ajo është foshnja e parë e çiftit Vebi dhe Albina Saliu nga Turçani i vogël.

Lindja ka ndodhur me prerje cezariane, ndërsa edhe e ëma edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndryshe, foshnja e parë në Maqedoni lindi në ora 00:01 dhe ishte e gjinisë Mashkullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat