Kallëzim penal për një pronar të një lokali në Gostivari

Gostivari

Kallëzim penal për një pronar të një lokali në Gostivari

Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:28
Foto Ilustrim

Policia parashtroi kallëzim penal kundër një pronari të një objekti hotelerik nga fshati Zdunjë të Gostivarit.

Kjo për shkak se në objekt është organizuar aheng në të cilën ka pasur 80 mysafirë.

Sipas MPB-së, kallëzimi penal është kundër B.Xh (59) nga Gostivari për kryerjen e veprës penale të mosveprimit të rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë.

Më 21 nëntor të vitit të kaluar në objektin e B.Xh është mbajtur aheng dhe janë gjetur rreth 80 mysafirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat