Gostivar, nga dita e sotme mund të përdoret uji për pije

Gostivari

Gostivar, nga dita e sotme mund të përdoret uji për pije

Më: 14 janar 2021 Në ora: 19:08
Foto Ilustrim

Nga dita e sotme mund të konsumohet uji për pije në qytetin e Gostivarit dhe vendbanimet të cilat furnizohen nga ujësjellësi i qytetit.

Kjo bëhet e ditur nga NP “Komunalec”, nga ku thonë se janë realizuar dy lloje analizash dhe parametrat nga ato tregojnë se uji është i pijshëm.

Ndryshe, uji në Gostivar nuk ishte për konsum për shkak të turbullimit të tij që erdhi nga reshjet e fundit të shiut.

Ndalesa zgjati nga dita e martë e deri paraditën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat