Gostivar: Gruaja sulmon fizikisht ish burrin, arrestohet

Gostivari

Gostivar: Gruaja sulmon fizikisht ish burrin, arrestohet

Më: 25 janar 2021 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Dje rreth orës 15:20, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar në Gostivar, e kanë privuar nga liria 31- vjeçaren B.I. nga Gostivar.

 E cila më herët kishte sulmuar fizikisht ish-burrin e saj B.A.U. (33), i cila me autobus kishte ardhur nga Zvicra për të parë fëmijët e tij të mitur .

Sipas raportit, ajo gjatë sulmit gjithashtu kishte përdorë një mjet të fortë (çekan).

Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat