Arrestohet një person nga Gostivari, përgatiti teste false PCR për dy persona

Gostivari

Arrestohet një person nga Gostivari, përgatiti teste false PCR për dy persona

Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë informon se Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar, sot (23-mars) ngriti kallëzim penal kundër personit E.M, (45) nga Çegrani i Gostivarit, për shkak të dyshimit se ai ka kryer vepër penale “abuzim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve”, i dënueshëm sipas nenit 353 të Kodit Penal.

Nga SPB Tetovë thonë se i njëjti dyshohet se më datë 7 dhe 9 të këtij muaji, si mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ka përgatitur “teste negative PCR” false për dy persona.

Për të njëjtat kanë paguar njëri 3000 kurse tjetri 1500 denarë ose gjithsej 4500 denarë, të cilëve ju nevojiteshin për udhëtime jashtë vendit.

“I dyshuari E.M. i cili dje (22-mars) është privuar nga liria dhe është mbajt në Stacionin Policor Gostivar, ndërsa me akuzën penale sot (23-Mars) do të dërgohet para Prokurorit Publik”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat