Gostivar, 22 mësimdhënës të infektuar me Covid 19

Gostivari

Gostivar, 22 mësimdhënës të infektuar me Covid 19

Më: 30 mars 2021 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

22 mësimdhënës të shkollave publike në qytetin e Gostivarit janë të infektuar me virusin korona. Së fundmi tre mësimdhënës kanë dalë pozitiv për Covid 19 në shkollën fillore “Liria” në fshatin Vërtok. Përgjegjësja për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe thotë se shkolla u ka kërkuar mësimi me prezencë fizike menjëherë të ndërpritet dhe të zhvillohet vetëm nga distanca. Ajo thekosi se gati në çdo shkollë ka mësimdhënës që janë të infektuar nga koronavirusi.

“Ka filluar të ndjehet rritja e nurmit të të infektuarve edhe nëpër shkolla. Sot kisha kërkesë nga shkolla fillore “Liria” në fshatin Vërtok të cilët kërkojnë që e gjithë shkolla të kthehet me mësim online, pasi janë të infektur tre mësimdhënës nga paralelet maqedonase. Kemi raste edhe nëpër shkolla të tjera, nga tre ose katër. Gjithsejt janë sipas asaj që kam analizuar 22 mësimdhënës, edhe te ato me mësim me prezencë fizike edhe ato me mësim online”, deklaroi Përgjegjësja për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe.

Nëpër çerdhe situata paraqitet e rënduar te stafi që punon në kuzhinë. Janë katër punonjëse që janë të infektuara me koronavirus.

“Në çerdhe kemi problem te kuzhina, pas katër është numri i të infektuarve nga stafi i kuzhinës. Gjithësesi se ato ndihmohen nga mësimdhënëset dhe nga shërbimi pedagogjik që mos ketë ngecje me ushqimin për fëmijët. Shpresojmë situata të mos përkeqësohet dhe të vazhdojmë me prezencë fizike të mësimit deri në klasë të tretë siç aktualisht është”, deklaroi Përgjegjësja për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe.

Ndryshe, në rajonin e Gostivarit aktualisht ka mbi 450 raste aktive me kronavirus. Mbi 40 prej tyre trajtohen në kushte spitalore në Gostivar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat